Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fatime Hajdari: Albin Kurti kërkoi president pa librezë partie, por u komplikua me refuzimin e Murat Jasharit

Gazeta10
08 April 2026 - 21:27

Komentatorja politike Fatime Hajdari, në emisionin Politiko tha se mandati i kryeministrit Albin Kurti filloi me tone më të buta dhe një frymë bashkëpunimi, por më pas u komplikua për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Hajdari ka kujtuar se Kurti, në fillim të mandatit, takoi Partinë Demokratike të Kosovës dhe arriti marrëveshjen e parimeve për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kandidati nuk do të përfaqësonte një parti të caktuar.

“E kam parë si dicka pozitive, një dritë që mund të krijonte një zhbllokim të situatës,” tha Hajdari në Politiko.

Megjithatë, sipas saj, situata ndryshoi pas refuzimit të Murat Jasharit, duke rikthyer procesin në pikën zero. Hajdari vuri në dukje se më pas u shfaqën ambicie nga secili grup politik për të emëruar përfaqësues të tyre, duke e komplikuar më tej situatën.

“Pastaj pati ambicie të secilit grup politik të emëroj dikë nga subjektet politike”, përfundoi Hajdari.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.