Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fatmir Humolli ndahet nga VV-ja

Gazeta10
22 March 2023 - 12:48

Deputeti Fatmir Humolli është ndarë edhe zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, deputeti Humolli është parë i ulur ndaras kolegëve të tij nga VV-ja.

Ai është ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, më saktësisht ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Është parë edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkuar të bisedojë me Humollin. Më vonë, për t’u konsultuar shkoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.