Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ferizaj mburret me shoqërinë e saj aktive

Gazeta10
16 September 2022 - 9:47

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, Kenan Gashi nga Avonet, ka folur rreth shoqërisë civile në Ferizaj, raporton Gazeta10.

Me pak të qeshur, Gashi ka thënë se vet pamja e mëngjesit që po mbretëronte në kohën e intervistimit flet për shoqëri të gjallë në Ferizaj.

“Besoj që vet energjia e mëngjesi dhe njerëzit aktiv të mëngjesit paraqesin një pasqyrë se qytetarët e Ferizajit janë aktiv, është një qytet me qytetarë aktiv”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se që nga paslufta ka pasur një angazhim të madh për këtë arritje.

“Që nga paslufta kemi pasur një angazhim të madh që qytetarët e Ferizajit të jenë me një aktivizim të madh si qytetarë aktiv dhe për fatin e mirë e kemi zhvilluar”, ka thënë ai më tej.

Gashi ka thënë se shoqërinë aktive në Ferizaj e përbjënë mediumet e edhe vet aktivizimi i qytetarëve.

“Ne në Ferizaj njihemi se kemi shoqëri aktive dhe mediume dhe po ashtu janë shumë të angazhuar edhe vet qytetarët, komuniteti i bashkësive lokale të zonave urbane dhe rurale”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=A8J9dw5JelA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.