Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillon festa në Prishtinë – Atmosferë fantastike pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2024”

Gazeta10
20 Nëntor 2023 - 23:04

Shqipëria sot ka luajtur ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja ka qenë e qetë nga të dy skuadrat dhe nuk ka pasur shumë raste konkrete.

Ndeshja e ditës së sotme u zhvillua në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm edhe në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.

Festa e tifozëve të Kombëtarës ka filluar para ndeshjes por vazhdon ende pasi që ata janë të grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku kanë nisur të nxehin atmosferën.

Por përveç kësaj atmosfera ka filluar edhe në Prishtinë pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.