
Në Prishtinë ka filluar vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave, për të mos penguar çiklistët gjatë qarkullimit të tyre, raporton Gazeta10.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook.
“Filluam me vendosjen e pengesave në shtigjet e biçikletave për të vazhduar me shtrirjen e shtigjeve të reja e të sigurta në rrugë të tjera”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta10