Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Fitorja e radhës kundër zhvatësve”, Peci reagon pas vendimit të fundit të Komerciales për rastin “Patroni”

Gazeta10
12 March 2024 - 10:24

Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht- Dhomat e Shkallës së Dytë i kanë dhënë të drejtë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që drejtohet nga ministri Faton Peci në lidhje me çështjen për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për mbylljen e pompës së derivateve “Patroni”, duke vendosur kështu në favor të Ministrisë.

Peci ka thënë se në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që të plotësohen kushtet për akreditimin në IPARD.

 “Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës! Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore!”, ka shkruar Peci.

Ndryshe, Shkalla e Parë e Gjykatës Komerciale kishte marrë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Ministrit Faton Peci, për mbylljen e pompës së derivateve, ”Patroni”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.