Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjalimi në Këshillin e Europës, Rama përmend viktimat e luftës dhe të zhdukurit

Gazeta10
12 October 2022 - 16:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur viktimat dhe të zhdukurit e luftës, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se ajo që ka ndodhur më 1999 ka qenë një represion i ashpër dhe i mirëorganizuar.

“Dekada represioni të ashpër të përhapur dhe të mirëdokumentuar, një operacion i qëllimt barbarë ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, gjysëm milioni vetëm në Shqipërinë e vogël, mijëra vdicën, rreth njëzet mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtarë nga organizata ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

“Ndërkohë që flasim rreth 1 mijë e gjashtë qind persona janë ende të zhdukur”, ka shtuar më tej Rama.

Rama pritet të kërkojë rishqyrtimin e Raportit të Dick Martyt.

Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.