Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjalimi në Këshillin e Europës, Rama: Tema për të cilën do të flas lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin

Gazeta10
12 October 2022 - 15:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se tema që do të flas në Këshillin e Europës lidhet si trupi me shpirtin me Shqipërinë, raporton Gazeta10.

“Unë përfaqësojë Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu të flas, kryesisht për Shqipërinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se kjo temë lidhet edhe me të kaluarën.

“Megjithatë ja vlen të ja nisim me Shiqpërinë, duke qenë se ajo që do të them ka lidhje me cëshjten e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, dhe me ndikimin që kjo mund të ketë në zhvillimin e tij në të ardhmen”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se kjo ka të bëjë edhe me raportet midis shteteve në ballkan.

“Po kështu lidhet me raportet midis shteteve në ballkan dhe përtej dhe mbi rolin që Europa dhe institucionet europiane luajnë për mënyrën se si i zhvillojnë këto marrëdhënie”, ka thënë Rama.

Rama pritet të kërkojë rishqyrtimin e Raportit të Dick Martyt.

Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.