Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK-ja ju del në mbështetje të qytetarëve në zonat e përmbytura

Gazeta10
22 January 2023 - 13:26

Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se kjo është duke u bërë për t’iu dalur në  ndihmë qytetarëve të prekur të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

“Një donacion i grumbullar me pajisje higjenike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat më të prekura, Mitrovicë e Skenderaj nga ekipet  e FSK-së, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirësuar të shkaktuar nga përmbytjet”.

“FSK do të jetë  në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.