Lajme

“Fushatat elektorale montuese, falsifikuese” , debatojnë Drenori e Smakiqi

Gazeta10
08 Janar 2025 - 18:42

Analisti Xhavit Drenori i ftuar në emision “Raport” të Kanal10 së bashku me avokatin, Xhevdet Smakiqi teksa flisnin mbi rastin e fundit ku tre persona zyrtar policor u suspenduan nga puna nën dyshime se morrën pjesë në fushatën politike të PDK-së, ndan bindjet e tyre rreth asaj se si duhet vazhduar tutje.

 

“Mendoj se si shoqëri duhet të bashkohemi që ta ruajmë kredibilitetin e Policisë së Kosovës, mirëpo në anën tjetër do të ishte e rëndësishme për qytetarët ajo se çka ndodh me gjithë ato raste që i ka hulumtu polici i cili është suspendu , a është rrezikuar dosja e bërë? Nëse pre e falsifikimit, atëhere duhet të ndiqën ata që falsifikuan”, tha Drenori.

 

E rasti i njërit prej zyrtarëve policor i cili ishte hetues i rastit të Negip Krasniqit, sipas Smakiqit edhe mund të jetë me një qëllim tjetër.

“Mund të montohet, dokumenti s’mund të falsifikohet. Mirëpo tek rasti i Gashit e kemi një praktikë tjetër. Mund të jetë edhe ajo për ta deskreditu dhe për të dal në opinion publik se kinse hetuesi është me PDK-në dhe PDK-ja po e ndjek Nagip Krasniqin që ka lidhje direkte me Albin Kurtin”, tha ai.

Sipas tyre, në kohë fushatash elektorale çdo gjë mund të jetë e mundur.

“Meqë jemi në kohë fushate këto kalkulime bëhen. Duhet të gjejmë balancinë edhe të informimit”, shtoi Drenori. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.