
Analisti politik, Blerim Gashi teksa fliste mbi gjendje politike në vend, adresoi një kritikë tek deputeti i PDK-së, Artan Behrami për deklaratat e tij, të cilat për të ishin joserioze.
Ai kërkoi nga Behrami të ishte më serioz tashmë në pozitën e re, pasi nuk është zgjedhur për humorist.
“Është hajgarëllëk politik, mos të them fëmijërore me mendu z.Behrami që kështu ndalet formimi i Qeverisë. Përtej atyre gjërave me u kthy pak në serioz se nuk është aty për humor. S’e kemi zgjedh për komedian por për deputet“, deklaroi Gashi. /Gazeta10