Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Për komunitetin serb provokim është edhe ekzistenca e shqiptarëve

Gazeta10
01 February 2024 - 21:37

Analisti Blerim Gashi ka diskutuar në Politiko lidhur me ndalimin e dinarit duke thënë se për serbët që jetojnë në Kosovë provokim është edhe vet ekzistenca e shqiptarëve.

Tutje Gashi ka komentuar edhe ftesën e Departamentit të Shtetit duke thënë se pajtohet pjesërisht me të.

“Për komunitetin serb të Republikës së Kosovës po është provokim edhe vet ekzistenca e shqiptarëve si të tillë. Unë pajtohem pjesërisht me ftesën e Departmentit të Shtetit  sepse aty nuk ka ndonjë kërkesë me e ndal por ka edhe dicka mes rreshtave të Guvernatorit të Banjskës që deri në zbatimin e plotë apo gjetjen e modaliteteve që të zbatohet kjo e plotë të ketë një faze tranzistore e vcila do të shfrytëzohej për njoftim të komunitetit serb i cili refuzon prej 99-tës edhe ekzistencën si të tillë të autoriteteve duke përfshirë edhe BQK-në.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.