
Komentatorja politike, Mimoza Gavrani se situata e tensionuar e krijuar në sindikata është “gjakderdhje”, që ka filluar qysh më herët.
Gavrani në Politiko, më tej ka deklaruar se kjo situatë po dëshmon mungesën e kapaciteteve të ekzekutivit për të qeverisë, raporton Gazeta10.
“Kjo çka po përjetojmë tashmë me situatën e tensionuar të krijuar, të sindikatave, mendoj që është një gjakderdhje që ka fillu qysh më herët, dhe tashmë është vetëm është pozicionu në atë nivel sa që po shihet qartë mungesa e kapaciteteve të kësaj qeverie për të qeverisë”, ka thënë Gavrani.
Më tej, ajo ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta dëshmojë besimin e shumicën në të cilën edhe thirret./Gazeta10