
Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i është drejtuar vëllaut të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, duke thënë se ju sakrifikuat gjithçka për çlirimin e Kosovës, dhatë shpirtin, zemrën, jetën kurse ne duhet të punojmë për ta çuar përpara e për ta mbajtur lart flamurin e shqiptarisë, raporton Gazeta10.
“Vetëm duke punuar ndershëm e fortë, të gjithë bashkë do ta bëjmë gjithçka realitet ! Të dua shqiptari!”, ka shkruar Mema në rrjetin social Facebook, duke bashkangjitur edhe një fotografj të tij me bacën Rifat, të realizuar në Prekaz. /Gazeta10/