Lajme

Kërstiq thotë se organizimi i Kamipionatit Evropian nga Serbia dhe Shqipëria u mirëprit nga një pjesë e serbëve, si shkak i inatit ndaj Kosovës

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 21:05

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.

UEFA tha të enjten (26 shtator 2024) se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.

Se si u prit kjo nga pala serbe, tregoi gazetari serb Bratislav Kërstiq në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, raporton Gazeta10.

Sipas tij, në serbi nga një pjesë e popullatës, ky lajm u mirëprit si shkak i inatit ndaj shtetit të Kosovës.

“Ne e kemi këtë gjuhën e urrejtjes në dy anët, jemi mësuar me atë. VEndimi për Kampionatin e futbolit të jetë i organizuar në dy shtete si vendas Shqipëri dhe Serbi është vendim, më duket i nivelit të lart politik. Bota nuk rrotullohet rreth nesh, që domethënë kush jemi ne? Tepër lajm i mirë. Nuk e morrën si tradhëti, aspak, një lloj inati të Kosovës, është nga lëkura e disa nacionalistëve serb”, deklaroi ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.