Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla: Draft-statuti për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën, KiE të përmbush detyrimet e veta

Gazeta10
16 Maj 2024 - 13:28

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një konferencë për media, ka folur për letrën e drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

“Zotimi ynë në letrën dërguar Këshillit të Evropës është zotim serioz dhe i sinqert dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit”, tha ajo, raporton RTKlive.

Kryediplomatja kosovare tha se Kosova që nga aplikimi për Këshilli të Evropës ka lobuar që të jetë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme. Gërvalla theksoi se qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

“Siç jeni informuar të gjithë sot në mëngjes i jam drejtuar me një letër në emër të Qeverisë, Këshillit të Evropës. Kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur draft- dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovës, dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në Republikën e Kosovës, dhe parimet e KiE ku kemi bërë kërkesë të anëtarësohemi. Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë përherë të përkushtuara për konsolidimin dhe forcimin ndërkombëtar të Kosovës, duke zënë kështu vendin e saj të merituar në mesin e shteteve të përparuara. Jemi ballafaquar me skepticizëm rreth asaj se a ka qenë momenti i duhur kur kemi parashtruar kërkesën tonë. Në favor të raportit votuan edhe shtete qe se kanë njohur Kosovën, madje disa prej tyre kanë qenë më të zëshmet. Gjatë gjithë periudhës, Kosova ka zhvilluar aktivitet të dendur lobimi”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.