
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se Kosova është rreshtuar çdo herë pro BE-së, NATO-s dhe demokracisë.
Ajo, në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është rreshtuar me agresorin, Rusinë, pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.
Sipas saj, ndaj Serbisë për këto qëndrime duhet të kërkohet llogari nga Bashkimi Evropian.
“Evropa duhet të pajtohet me realitetin e ri, kemi të bëjmë me një Rusi brutale, agresive. Kemi të bëjmë me një lidership serb që është shumë agresiv, kemi të bëjmë me bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë. Rusia i ka ofruar Serbisë një arsenal ushtarak, dhe ky e ka për qëllim të përdoret si kërcënim ndaj fqinjëve. Dialogu me Serbinë nuk ka të bëjë të targat e automjeteve, Evropa nuk është ankuar dhe as nuk ka kërkuar nga Serbia që t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në dialog”, ka thënë Gërvalla./Gazeta10