Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Gazeta10
17 Dhjetor 2023 - 15:05

Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar togeri në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi bëri të ditur se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi shëndetësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte R.G., 69-vjeçar nga fshati Muhlan i Suharekës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.