Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, deklarohet policia

Gazeta10
25 Gusht 2024 - 20:01

Sot rreth orës 15:30, një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 25 gusht 2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, është gjetur një person pa shenja jete,” tha Rugova.

Pas marrjes së njoftimit, njësitet relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e personit.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.