Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjendje e jashtëzakonshme| Reshjet e shiut vërshojnë disa biznese në Vushtrri

Gazeta10
15 June 2023 - 8:20

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se shumë biznese kanë pasur dëme të mëdha pas reshjeve të shiut.

Përveq bizneseve dëme kanë pësuar edhe disa famije në Vushtrri, raporton Gazeta10.

Pronari i njërit nga bizneseve të cilat kanë pasur dëme materiale ka treguar se Brenda gjysmë orë uji ka hyrë në biznes dhe dëmet janë të konsiderueshme.

Ai kërkon nga komuna e Vushtrrisë që me sado pak mjete ti ndihmojë.

Gjithashtu është lajmëruar se uji në lumin Sitnica pritet të ngritet pasi kjo ndodhë mbas 24 orëve të reshjeve të mëdha të shiut.

Rikujtojmë se Vushtrria është qyteti më i rrezikuar pas reshjeve të vazhdueshme të shiut./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=CyuHKxDZzAQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.