
Labinot Gjini, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për të mos marrë pjesë në debate televizive.
Sipas Gjinit, një qasje e tillë nuk është demokratike dhe as politike.
“Kjo qasje vetëm demokratike nuk është dhe vetëm politike nuk është. Tha z.Basha që o tu dal me qytetarët, por në tubime nuk janë qytetarët por militantët e kësaj partie”, ka thënë Gjini.
Tutje në debat e sipër me deputetin e VV-së, Dimal Bashën, Gjini ka thënë se kryeministri Kurti po tenton të krijojë një sistem si në Korenë e Veriut.
“Këto sisteme demokratike janë si në Kosovë, Amerikë dhe gjithkund. Ka kohë që Albin Kurti nuk e ka syrin kah Amerika dhe kah Evropa, por e ka diku kah Koreja e Veriut”, ka thënë ai. /Gazeta10/