
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Gjini ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Gjini ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurtit nuk ka shkelur deri më sot në Shtëpinë e Bardhë.
“Z.Ramush Haradinaj ishte në inaugurimin e presidentit Trump, kurse z.Kurti deri më sot hala nuk e ka shkel Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Gjini.
Tutje, ai ka thënë se Kurti është i vetëmi kryeministër që nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë.
“Është i vetmi kryeministër që nuk e ka shkel Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/