Një këmbësor është goditur për vdekje sot nga një veturë rreth orës 17:00, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.
Lajmin ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, raporton Gazeta10.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha ai.
Më tej, Borovci ka thënë se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Gazeta10