Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Goditja” vazhdon në Prizren, arrestohen gjashtë persona, konfiskohen 10 armë

Gazeta10
12 August 2023 - 16:45

Policia e Kosovës ka vazhduar aksioin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë konfiskuar 10 armë.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga 8 gushti, policia atje ka kontrolluar 1074 automjete, ka legjitimuar 1646 persona si dhe janë kontrolluar 26 lokale.

Policia njofton poashtu se do ta vazhdojë edhe më tutje këtë aksion.

“Goditja” është realizuar edhe në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Pejë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.