
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues.
Hajdari tha se ka ky Projektligj ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji.
“Projektligji për regjistrin e pronareve përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji.”
Deputetja e LDK-sw, Valentina Bunjaku, ka pyetur në lidhje me OJQ sa i përket këtij Projektligji. Sipas saj, me këtë ligj janë duke rënë ndesh me ligjin ekzistues.
“Atëherë për transparencën e juaj ora 13:00 kemi Komisionin Hetimor, nuk ke tema aty, ishte që ajo që keni paraparë, nuk mundeni të fshehin të BE, ndërsa të bini kundërshtim me ligjet ekzistuese, sepse OJQ nuk mund të jenë barabartë me shoqëri tregtare, dallon, mendoj se keni bërë lëshm ose gabim, apo qëllimisht sepse po doni të kontrolloni”.
Ministrja Hajdari tha se kjo Qeveri Kurti e ka parim transparencën.
“Qeveria Kurti me parimet e transparencës dhe llogaridhënies është e dedikuar edhe për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që garanton më shumë transpozim të direktive që ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.