
Komentatori politik Halil Matoshi ka reaguar ndaj deputetit Blerim Gashi, duke e kritikuar për, siç tha, mungesë përfaqësimi të drejtpërdrejtë të votuesve në diskursin e tij politik.
Matoshi në Politiko u shpreh se nuk pret nga Gashi që të citojë vazhdimisht kryeministrin Albin Kurti, të cilin e cilësoi si “shefin” e tij politik, por që të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze dhe autentike qytetarët që e kanë votuar.
“Unë nuk pres prej teje me citu shefin tënd, i cili është Albin Kurti. Unë pres prej teje me përfaqësu denjësisht votuesin tënd, që mund të jemi edhe unë edhe Kushtrimi”, ka deklaruar Matoshi./Gazetaa10
Deklarata e plotë: