Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet thirrja për bashkëfinancimin e projekteve në komuna në vlerë 17 milionë euro

Gazeta10
06 February 2024 - 16:16

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot është hapur thirrja për bashkëfinancim të projekteve në për komuna.

Durmishi tha se për këtë, qeveria ka ndarë 17 milionë euro, e që sipas tij, e gjithë kjo vlerë është në mbështetje të projekteve në të gjitha komunat.

“Andaj, kërkoj nga ju që të aplikoni për të përfituar nga ky kod i buxhetit. Kërkesës suaj, ju lutëm t’ia bashkëngjitni projektin me paramasë e parallogari dhe të tregoni nëse mund të participoni në financimin e tij”.

“Muaj shkurt është afati kur do t’i pranojmë kërkesat e juaja ndërsa në pjesën e parë të muajit mars ato do të shqyrtohen”, tha Durmishi.

Më tej, ai tha se në këtë bashkëfinancim, qeveria do të mundohet t’i përfshijë të gjitha komunat, por sipas tij, kjo varet nga projektet që do të ofrohen.

“Në pjesën e dytë të muajit mars do t’i nënshkruajmë në mënyrë që në fillim të muajit prill t’i dërgojmë për miratim në qeveri”.

“Qeverisja jonë e mirë do të vazhdojë financimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit”, tha Durmishi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.