
KF Trepça ’89 ka arritur transferimin e mbrojtësit Happy Mashau.
Mashau rikthehet te Trepça ’89 pas dy viteve, pasi kishte qenë pjesë e ekipit nga Mitrovica edhe në sezonin 2020/21.
29-vjeçari ka luajtur në disa ekipe afrikane, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Vllazninë e Shkodrës.
89-shi pas transferimit të Mashaut ka paralajmëruar se do të ketë prurje të reja në ditët në vazhdim.