Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kritikon Panairin e Verërave në Beograd

Gazeta10
01 September 2022 - 15:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mbajtjen e Panairit të Verërave në Beograd, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se Panairi i Verërave në Beograd godet direkt këtë biznes në Kosovë.

Tutje, Haradinaj ka thënë se përderisa panairit në  Beograd po i bëhet kaq shumë promovim, në Kosovë ky biznes goditet me mungesë rryme.

Ai ka përmendur Rahovecin si një kryeqytet të verërave në rajon.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.

Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.

Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.

Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.