Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Kurti të shtyjë afatin për targat, në mirëbesim ndaj Amerikës

Gazeta10
23 October 2022 - 10:58

Ish Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta shtyjë afatin për targat në mirëbesim ndaj SHBA-së, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se me veprimet paraprake Kurti i ka bërë hisedarë të ‘paqes’ në veri strukturat kriminale të Serbisë.

Tutje, Haradinaj ka thënë se shtyerja duhet të bëhet për dy muaj.

Haradinaj ka thënë se ky lëshim më pas duhet të përdoret si instrument në dialog me Serbinë.

Këtu keni postimin e plotë:

KM KURTI TË SHTYEJË AFATIN PËR TARGAT, NË MIRËBESIM NDAJ AMERIKËS!

Dy muaj më parë, Kurti kushtëzoi shtyerjen me heqjen e barrikadave nga bandat kriminale të Vuçiqit, duke i bërë praktikisht ata hisedarë të ‘paqes dhe rendit e ligjit’ në veri.

Nëse nuk ka shtyerje të re, është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri.

Këtë herë, KM Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës.

Qeveria të bëjë shtyerjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe poashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS!

Më pas, ky lëshim (lexo: koncesion) të përdoret si levë në dialog për të shtuar presionin ndaj Serbisë si palë destruktive dhe kërcënuese e vazhdueshme e sigurisë/paqes në Ballkan, si dhe për të avancuar shtrierjen e pakompromis të rendit e ligjit në veriun e vendit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.