
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës nga grupet kriminale në veri, duke thënë se ato janë një goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar që Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë.
“Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, ka shkruar Haradinaj.