Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Me zemër të thyer e varrosëm Hamide Magashin, qoftë e fundit kjo viktimë

Gazeta10
02 December 2022 - 16:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me zemër të thyer sot është varrosur Hamide Magashi, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim por ata do të mbeten gjatë në kujtimin e të gjithëve.

“Qoftë e fundit kjo viktimë”, ka shkruar më tej Haxhiu.

Magashi është vrarë nga burri i saj Sokol Haliti i cili sot ka kryer vetëvrasje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.

Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.