Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu propozon hapa për parandalimin e vrasjes së grave: Rrezikojmë të vazhdojmë t’i numërojmë viktimat

Gazeta10
18 April 2024 - 12:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregoi se po marrin disa masa që ta luftojnë fenomenin e vrasjes së grave në Kosovë.

Ajo në mbledhjen e sotme të Qeverisë paralajmëroi se do ta rishikojnë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për veprat penale që lidhen me dhunën në familje dhe me vrasjet ndaj grave, raporton express.

Haxhiu tha se institucionet e drejtësisë obligohen që “të adresohet lëshimi në procedurë të rregullt në rastet e dhunës në familje dhe në rastet e armëmbajtjes pa leje” dhe “të lëshohet udhëzues detyrues nga Kryeprokurori për të gjithë prokurorët e angazhuar në këto raste”, që “Këshilli Prokurorial t’i trajtojë neglizhencat e prokurorëve” në këto raste e “urgjentisht t’i hapë pozitat për shtimin e mbrojtësve të viktimave”. Ajo shtoi se propozojnë që “Gjykata Supreme të lëshojë udhëzues për politikën ndëshkimore në lidhje me këto fenomene”, që “Këshilli Gjyqësor të adresojë rastet e dënimeve nën minimumin e asaj që parasheh Kodi Penal në rastet e dhunës në familje dhe të marrë masa ndaj gjyqtarëve që kanë gjykuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Vetëm rastin e fundit e keni parë. Personi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, ku dënimin e ka pasur 400 euro gjobë. Ligji thotë, me gjobë dhe me burgim. Ndërsa personi në fjalë, dorasi, është dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje”, tha Haxhiu.

Ajo tha se autorët e dy vrasjeve të fundit të grave kishin armë pa leje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.