Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri i LDK-së jep lajmin: “Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”

Gazeta10
15 Maj 2024 - 22:12

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëvendosje dhe PDK tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK po insiston në dorëheqjen e qeverisë Kurti dhe shkarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton gazeta10.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Politiko’ ka thënë se për shpërbërje të Kuvendit, Vetëvendosje do t’i këtë edhe votat e LDK-së.

“Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.