Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Heshtja absolute e ndërkombëtarëve’ – Arben Ahmeti flet për situatën e krijuar në veri

Gazeta10
30 Korrik 2024 - 17:27

Kohëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime në veri të Kosovës. I habitshëm është fakti se për këto shpërthime ka mbretëruar një heshtje absolute e faktorit ndërkombëtarë në Kosovë.

Asnjë reagim publik nuk ka pasur as për shpërthimin në ëmbëltoren ‘Shar’ e as për shpërthimin që ndodhi ditë me parë afër Liqenit të Ujmanit.

Megjithatë një përgjigje rreth këtyre zhvillimeve të fundit në veri Kanal10 ka arritur të marrë nga Zyra e BE-së në Kosovë. Kjo zyre i ka dënuar shpërtheimet e fundit në veri, duke kërkuar që autorët të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.

Për këtë temë në emisionin ‘Raport’ ka folur gazetari dhe drejtori i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti.

Ai e ka quajtur shumë të çuditshme heshtjen e ndërkombëtareve karshi për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ahmeti flet për dy shpërthimet e fundit në veri të Kosovës, e për të cilat nuk ka pasur asnjë reagim ndërkombëtarë.

“Nuk ka reagim të EULEX-it, nuk ka reagim as të ambasadave e as të zyrës së BE-së. Në të kaluarën edhe një gurë është hedhur në veri EULEX ka reaguar të paktën përmes një komunikate. Tash si është e mundur të këtë kaq shumë heshtje karshi një akti puro terrorist”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka dhënë detaje interesante për zhvillimet e fundit që po ndodh tani në pjese veriore të Kosovës. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.