Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hisen Berisha: Kosova duhet të jetë partnere e ShBA-ve në arkitekturën globale të paqes

Gazeta10
05 February 2026 - 21:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha  ka deklaruar se Bordi i Paqes përfaqëson një planifikim të drejtpërdrejtë në kuadër të strategjisë amerikane për çështjen e Palestinës dhe për vendosjen e paqes globale, duke theksuar rolin qendror të Shteteve të Bashkuara në këtë proces, shkruan Gazeta 10.

Berisha në Politiko tha se ish-presidenti amerikan Donald Trump, në përbërjen e Bordit të Paqes, ka integruar përfaqësuesit e të gjitha shteteve që ShBA i konsideron aleate, duke i trajtuar ato si partnerë të barabartë në diplomacinë ndërkombëtare.

“Përmes kësaj forme përfaqësimi janë përshëndetur të gjithë presidentët e botës që kanë autoritet shtetëror dhe identitet të plotë shtetëror. Takimet dhe përshëndetjet me Trumpin janë bërë në nivel partneriteti, e jo nënshtrimi,” u shpreh Berisha, duke nënvizuar se gjuha diplomatike lexohet edhe përmes mënyrës së përshëndetjes.

Ai theksoi se liderë të fuqishëm botërorë, si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nuk kanë nevojë për gjeste simbolike si përqafime apo shtrëngime të tepruara duarsh, pasi përfaqësojnë fuqi shtetërore të konsoliduara, çka sipas tij është standard normal në diplomacinë ndërkombëtare.

Berisha vlerësoi se kjo qasje diplomatike është e drejtë dhe e pashmangshme, pasi Kosova dhe shtetet aleate janë pjesë e arkitekturës së mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Në këtë kontekst, ai theksoi se Kosova, me gjithë kapacitetet e saj modeste, duhet të jetë pjesë aktive e planeve ndërkombëtare për ruajtjen dhe vendosjen e paqes në botë.

“Ne jemi pjesë e planit të mbrojtjes së SHBA-ve dhe si të tillë duhet të kontribuojmë, kudo që kërkohet, në përpjekjet për paqe globale,” përfundoi Berisha./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.