Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hisen Berisha: Vjosa Osmani po mundohet të kapitalizojë mbështetje, por rezultati i saj presidencial është i dobët

Gazeta10
05 February 2026 - 21:32

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha  ka kritikuar ashpër strategjinë e Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, në përpjekjet për të rikandiduar për një mandat të ri, shkruan Gazeta 10.

Sipas Berishës, tentimi i saj për të paraqitur mbështetjen e jashtme si arritje personale dhe për ta përdorur këtë si kapital politik, është tregues i varfërisë me të cilën ajo po mundohet t’u prezantohet qytetarëve.

“Ky është tregues i varfërisë së realizimit të rolit të saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Përpjekja për ta shndërruar mbështetjen në argument për një mandat të ri nuk kompenson mungesën e rezultateve konkrete në ushtrimin e detyrës kushtetuese,” tha Berisha në Politiko.

Ai theksoi se qytetarët duhet të vlerësojnë performancën reale dhe rezultatet konkrete të presidentes, dhe jo vetëm narrativat politike që synojnë të krijojnë perceptim për ri-zgjedhjen e saj./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.