Në ndërtesat e 4 komunave të veriut, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubon Potok dhe Leposaviq është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.
Vendosja e flamurit të Kosovës u bë menjëherë pas hyrjes në ndërtesa komunale të kryetarëve të sapo zgjedhur të këtyre 4 komunave në veri.
Përveç kryetarit tyë Mitrovicë së veriut, në tri komunat tjera kryetarët e zgjedhur hynë me polici pas përballjes policore me qytetarët serb të cilët kishin bllokuar hyrjet e këtyre objekteve. /Gazeta10/