Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti me kritika për BE-në dhe qeverinë pas liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale serbe

Gazeta10
22 July 2024 - 17:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës pas vendimit të sotëm për heqjen e regjimit të vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovls që lëshohen nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese në Mainistrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën”, ka shkruar Avdullah Hoti.

Postimi i plotë:

Vendimi i BE-së për liberalizim të vizave për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku jetojnë, që është ndër qëllimet e dialogut.

Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë:

1. Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?

2. Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?

Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.