
Policia e Kosovës ka dalur me një reagm lidhur me protestën e sotme në veri, raporton Gazeta10.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.
Më tej, në njoftim thuhet se Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Policia e Kosovës vazhdon angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
Prishtinë, 6 nëntor 2022
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.
Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.
Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së.
Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato” thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10.