Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq do t’i nderojë me medalje për guxim policët që u larguan nga Policia e Kosovës

Gazeta10
08 November 2022 - 13:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i nderojë me medaljen për guxim policët që u larguan nga institucionet e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai pritet ta pres nesër në takim kapitetin Nenad Gjuriq, i cili u suspendua nga puna nga Qeveria e Kosovës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të presë nesër kapitenin Nenad Gjuriq, i cili ka qenë drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe kapiten Aleksandar Filipoviq, i cili ka shërbyer si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore”, shkruar Kurir, transmeton Gazeta10.

Ai këtë medalje do të ja ndaj Gjuriqit për guximin personal.

“Me këtë rast, Presidenti Vuçiq do t’i dhurojë kapitenit Nenad Gjuriq Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, i cili jepet për kryerjen mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe Kapiten Aleksandar Filipoviq me Medaljen e Artë për Guxim “Miloš Obiliq”, e cila ndahet për veprime në të cilat doli në pah guximi personal”.

Më tej, kjo medalje do të ju ndahet edhe disa policëve të tjerë tashmë të dorëhequr.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq nesër do t’i dorëzojë çmimet kapitenit Nenad Gjuriq, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandar Filipoviq, i cili ka shërbyer si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore”.

Kujtojmë se Lista Serbe pasditen e së shtunës është tërhequr nga institucionet e Kosovës pas supsendimit të komandatit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.