Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hyland: Pres një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta10
17 March 2025 - 22:22

Christopher Hyland, I njohur për angazhimin që pati në çështjen e Kosovës u shpreh optimist se do ketë marrëvshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Pres një marrëveshje të re. Mendoj se miliona njerëz demonstruan dje këtë në Serbi. Kam shumë respekt për kulturën serbe, por besoj fort se qytetarët e Serbisë duan një të ardhme më të ndritur, një të ardhme që nuk është e shënuar nga korrupsioni i vazhdueshëm dhe i pandërprerë”, deklaroi ai në Politiko.

Tutje, Hyland teksa fliste asaj se çka po ndodh në Serbi, përmendi edhe prodhimin e litiumit, duke e cilësuar si rrezik për të ardhmen e qeverisë serbe.

“Ss gjithë litiumi në botë nuk duhet të vihet kundër Kushtetutës së Kosovës për të shkatërruar një zgjatje të Kushtetutës së SHBA-së, gjithë litiumi në botë. Dhe për rastin, është interesante që shumica e juridiksioneve në Evropë nuk duan të rrisin prodhimin e litiumit për shkak të dëmit që i bën tabanëve natyrorë të ujit, por megjithatë, qeveria në Serbi është më shumë se e lumtur ta bëjë këtë për një vend shumë të vogël dhe shumë të rrezikshëm për të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.