
I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramos Berisha i ftuar në emisionin “Politko” ka folur rreth gjykimit të ish krerëve të UÇK-së për krime lufte ndërsa askush nuk po merret me krimet e Serbisë.
Ai tha se është i gatshëm të dëshmojë për krimet që i kanë bërë serbët gjatë luftës, jo vetëm me familjen e tij por me të gjithë shqiptarët, raporton Gazeta10.
“Serbia ka vrarë fëmijë të rritur dhe të moshuar gjatë luftës vetëm se janë shqiptarë, në Hagë janë duke u gjykuar ish krerët e UÇK-së për krime lufte ndërsa krimet e vërteta i ka bërë vet Serbia, ne jemi të gatshëm të dëshmojmë këtë çfarë ka ndodhur por që nuk merret askush me neve”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10