Situata e përgjithshme centralit të Zaporizhzhya-s të Ukrainës po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
”Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë dhe sigurisë bërthamore me të cilat përballet termocentrali”, theksoi Grossi.
“Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat e tij për popullsinë dhe mjedisin. Ky objekt i madh bërthamor duhet të mbrohet”, theksoi ai.
”Vazhdoj t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për të arritjen e këtij qëllimi jetik. IAEA do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë bërthamore”, përfundoi ai. /ANSA/