Gazeta10

Imazhe të rralla nga lufta: Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Ferat Shala në aksion për shpëtimin e civilëve dhe të plagosurve

Në disa video të rralla të UÇK-së, shihen Kadri Veseli, Ferat Shala, Rexhep Selimi dhe ushtarë të tjerë teksa lëvizin nga një zonë më e rrezikshme në një zonë më të sigurtë. Pamjet mendohet se janë nga prilli 1999 dhe janë bërë në një terren që njihet si Vuqjak, në komunën e Drenasit

Këto ditë Kosova shënon Ditën e Çlirimit, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i këtij momenti historik.

Lufta e saj e ndërroi historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe ktheu vëmendjen e botës, duke bërë që NATO të nisë për herë të parë një fushatë bombardimi.

Beteja e UÇK-së nuk ishte e lehtë përballë një ushtrie nga më të fortat e asaj kohe në Evropë. Por, përtej kësaj, ajo duhej të përballej edhe me situata të rënda, kur duhej të pushtonte malet për të shpëtuar civilët dhe të plagosurit.

Në disa video të rralla të UÇK-së, shihen Kadri Veseli, Ferat Shala, Rexhep Selimi dhe ushtarë të tjerë teksa lëvizin nga një zonë më e rrezikshme në një zonë më të sigurt, disa civilë dhe të plagosur.

Pamjet mendohet se janë nga prilli 1999 dhe janë bërë në një terren që njihet si Vuqjak në Komunën e Drenasit.

Veseli shihet i armatosur rëndë, ashtu sikurse edhe të tjerët ushtarë. Në sfond dëgjohen edhe të shtëna armësh nga granatimet.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë