Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Imri Ahmeti pa asnjë dilemë: LDK do t’i fitojë zgjedhjet!

Gazeta10
13 December 2024 - 21:50

Kryetari i Lipjanit dhe tashmë kandidati për deputet, Imri Ahmeti është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e shkurtit.

Ahmeti ka sqaruar se sondazhet në terren ua kanë shpërfaqur përkrahjen e madhe që qytetarët kanë për LDK-në.

“Jam i bindur LDK do t’i fitojë zgjedhjet. Duke e parë angazhimin e madh të të gjitha strukturave të partisë dhe analizave që nxjerren nga sondazhet në terren ka një rritje të shpjetë LDK”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka theksuar se në zgjedhjet e shkurtit, LDK si fituese do ta ketë kryeministrin.

“Jam i bindur se LDK do ta ketë edhe kryeministrin”, ka thënë Ahmeti në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.