
Irani pranoi për herë të parë të shtunën se kishte furnizuar Moskën me drone, por tha se ata ishin dërguar para luftës në Ukrainë, ku Rusia i përdori ato për të synuar stacionet e energjisë dhe infrastrukturën civile, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha se një “numër i vogël” dronësh ishin dërguar disa muaj përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Teheranin për gënjeshtra, duke thënë se forcat e Kievit po rrëzonin të paktën 10 nga mjetet ajrore pa pilot çdo ditë.
Në përgjigjen më të detajuar të Iranit deri më tani, Amirabdollahian mohoi se Teherani po vazhdonte të furnizonte Moskë me drone.
“Kjo bujë e bërë nga disa vende perëndimore se Irani i ka ofruar Rusisë raketa dhe drone për të ndihmuar luftën në Ukrainë – pjesa e raketave është krejtësisht e gabuar,” e citoi atë të thoshte agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
“Pjesa e dronëve është e vërtetë dhe ne i kemi dhënë Rusisë një numër të vogël dronësh muaj para luftës në Ukrainë”, tha ai. / Gazeta10