Në sezonin e katërt të emisionit Politiko, në Kanal10, i cili po zhvillohet aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës, i ftuar ishte Sadri Ferati Ish – ministri i Pushtetit Lokal.
E për ndryshimin e gjendjes në veri, ish ministri përmendi disa faktorë:
“Unë mendoj që këtu kemi një relaksim të situatës në veri, në rend të parë si rezultat ngase ato grupet kriminale të cilat e kanë tortu këtë pjesë, si ç duket një numër i madh më nuk janë këtu, e dyta është një prezencë më e madhe e policisë por edhe si duket është një frymarrje më e lirshme”, deklaroi Ferati në emisionin Politiko’ në Kanal10. /GAZETA10/