Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron për ambasador të SHBA-së në NATO

Gazeta10
20 November 2024 - 19:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur sot që Matthew Whitaker të jetë Ambasador i SHBA-së në NATO pasi edhe merr mandatin presidencial në janar të 2025.

Për plot në Kosovë ky mund të mos jetë emër i njohur, por për disa po. Whitaker ka një lidhje me vendin tonë dhe ai është Kadri Veseli, ish kreu i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2019, në fushatën zgjedhor për zgjedhjet nacionale, Whitaker – që edhe në atë kohë ishte i afert me Trump, kishte qenë për disa ditë në Kosovë dhe madje kishte mbeshtetur Kadri Veselin publikisht, në tubime zgjedhore e në intervista.

Në një tubim në Gjilan, Whitaker e kishte vlerësuar lartë figurën e Kadri Veselit, duke thënë se është personi i duhur për Kosovën dhe I vetmi që ka forcën ta luftojë korrupsionin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.