Lajme

Islami për shtimin e trupave të KFOR-it: Lëvizjet e tilla në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut bëjnë prerjen e rrugëve dhe rrënjëve të influencës ruse

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 18:08

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se KFOR-i do të shtoj numrin e trupave ushtarak në Kosovë, raporton Gazeta10.

Për këtë, në emsionin “Raport”, eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaroi se kjo vendosje ka kuptim pozitiv.

“Po çështja e Ballkanit është e ndjeshme, jo vetëm në këtë kohë por edhe në të kaluarën. Andaj vendosja e Aleancës VeriAtlantike në anën perëndimore dhe izolimi i Serbisë ,e cila është destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor është në kuptim pozitiv”.

E sipas tij, kjo ka një qëllim.

“Lëvizjet e tilla në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut mendoj që është kryesisht duke ia prerë rrugët dhe rrënjët e influencës ruse sepse Rusia është e interesuar të hap një front tjetër lufte në mënyrë që Bashkësia Ndërkombëtare të mos fokusohet jo vetëm në Ukrainë por edhe vende tjera”, ka thënë Ismaili. /GAZETA10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.